Categories: LajmeEkonomi

Dhuli: Censi 2023 po ecën normalisht

Katër javë pas nisjes së procesit të numrit të popullsisë dhe banesave në të Shqipërinë, procesi po vijon normalisht.

Vlerësimi vjen nga Drejtoresha e Institutit të Statistikave (INSTAT), Elsa Dhuli në një intervistë për ATSH-në. Ajo tha se deri tani janë mbledhur rreth 70 % e të dhënave, ndërsa u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që t’u përgjigjen anketuesve të INSTAT-it.

Për drejtoren e INSTAT-it, të dhënat e dala nga Censi do të ndihmojnë si qeverinë qendrore dhe atë lokale për mirëmenaxhim të shërbimeve ndaj qytetarëve dhe komunitetit.

Informacionet që do t’i shërbejnë komunitetit për të prodhuar e pasur informacion mbi statistikat sociale ekonomike, demografike, ndryshimet demografike që kanë ndodhur, cilat janë kushtet e banesës së popullsisë rezidente në territorin e Republikës së Shqipërisë, pra një informacion i një rëndësie vërtet shumë të lartë,“ u shpreh drejtoresha Dhuli.

Ajo kujtoi se Censi duke ndjekur rekomandimet e OKB-së dhe rregulloret e BE-së ka një set pyetjesh të cilat janë të detyrueshme për tu pyetur dhe përgjigjur nga qytetarët, të cilat shërbejnë për prodhimin e një seti statistikash zyrtare të përcaktuara.

Censi i Popullsisë dhe Banesave ka filluar në datën 18 shtator 2023 dhe do të zgjasë 6 javë.

Sipas ligjit, çdo person, i cili në periudhën që do të kryhet Censi është banor i zakonshëm brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, është i detyruar të sigurojë informacionin e kërkuar në pyetësorët e Censit, në një mënyrë të plotë, të saktë dhe të besueshme.

Për herë të parë do të kemi të dhëna të sakta edhe për numrin e të huajve që jetojnë në Shqipëri.

Përjashtimet e vetme janë pyetjet në lidhje me identitetin etnik, fenë dhe gjuhën, për të cilat mund të zgjidhni opsionin “preferoni të mos përgjigjeni”.

Ky është censi i 12-të në historinë e Shqipërisë. Censi i parë është zhvilluar në vitin 1923, 100 vite më parë. 

Të dhënat e përfituara nga regjistrimi i vitit 2023 do të publikohen në Qershori 2024. 

RTSH Shkodra

Recent Posts

Regjistrimi i mjeteve të reja të transportit, 50 % më shumë automjete elektrike vetëm në janar 2025

Shqipëria po forcon ndjeshëm transportin e gjelbër. Autoritetet e vendit njoftuan së fundi se gjatë…

8 hours ago

NBA, Golden Stejti në histori, bëhet e pesta skuadër me 3000 fitore në sezonin e rregullt

Triumfi përballë Sharlot Hornets i lejon Golden Stejtit që të futet në një grup special…

8 hours ago

Trump përzgjedh gazetarët/ Shtëpia e Bardhë përcakton listën e mediave që ndjekin fjalimet e presidentit

Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën se do të jenë zyrtarët e administratës Trump ata…

8 hours ago

Deklarata e Trump për mineralet, Zelensky: Asnjë garanci sigurie në marrëveshjen fillestare

Pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump se do të takohet me homologun ukrainas Volodymyr…

8 hours ago

Sejko takon drejtorin e FMN, prezanton programin e financimit për bujqësinë

Rritja ekonomike e Shqipërisë ka gjeneruar rritje të punësimit, të pagave dhe të mirëqenies së shoqërisë…

8 hours ago

Spiropali pret Komisionin e Harmonizimit me BE, vlerëson raportet me Turqinë

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali priti këtë të mërkurë në Kryesinë e Kuvendit, Komisionin për Harmonizimin me…

8 hours ago

This website uses cookies.