Dhuna dhe shkatërrimi në parlament socialistët kërkojnë përjashtimin e tre deputetëve demokratë
Deputetët socialistë kërkojnë përjashtimin e tre deputetëve të Partisë Demokratike që ranë në sy sipas tyre me dhunën dhe shkatërrimin e sallës në seancën plenare të ditës së enjte.
Nga grupi parlamentar, 15 deputetë socialistë kanë vënë firmat në një dokument drejtuar Lindita Nikolles, ku i shpjegojnë edhe aresyet pse e kërkojnë këtë masë disiplinore.
Seanca e të enjtes, pavarësisht protestës së demokratëve nuk u mbyll pa rezultat, pasi PS votoi të gjitha projekligjet në rendin e ditës. Seanca e ardhshme plenare do të jetë në 20 nëntor.