Dhuna kthen Anglinë pas
Dikur të dhunshëm, problematik jo vetëm për Anglinë, por dhe për të gjithë Europën. Këta ishin ultrasit anglez, sidomos ato të Liverpul, për më tepër me tragjedinë e Hejselit në majin 1985. Pas së cilën edhe me ndërhyrjen e Margaret Theçër, asokohe kryeministre e Anglisë, u vendosen rregulla të forta në shtetin britanik, madje duke hequr rrethimet e fushës e stadiumi ishte si në një teatër. Madje klubet angleze për të vënë rregullin tek tifozët anglezë u përjashtuan nga Kupat e Europës.
Por këto akte, pas gati 40 vitesh, janë rikthyer përsëri. Gjithçka i referohet ndeshjes së raundit të katërt FA Cup, Uest Bronuiç – Uolves. Shpërthimi i tifozëve, hyrja në fushë, aktet e dhunës dhe ndërprerja e ndeshjes e kanë thyer Anglinë 40 vite pas. Disa të plagosur nga aktet e dhunës, të cilat kanë zënë kopertinave e të përditshmeve mediatike, ndërsa gazetat angleze kanë kritikuar gjithçka që ka ndodhur në atë ndeshje. Pasojat do të jenë të rënda, por kjo njollos futbollin anglez.