Dhuna në Komisionin e Medias, Etika përjashton 5 ditë Nallbatin e Dogjanin, 10 ditë Nokën e Bardhin
Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën ka përjashtuar për 5 ditë nga Parlamenti deputetët Bledjon Nallbati dhe Asllan Dogjani, si dhe me 10 ditë deputetët Flamur Noka dhe Gazment Bardhi për dhunën në Komisionin e Medias.
Në mbledhjen e 17 janarit të Komisionit Parlamentar të Medias, deputetët demokratë kanë debatuar me tone të ashpra me kryetaren e Komisionit, Flutura Açka, ku arritën deri në pikën sa i hoqën me forcë mikrofonin.
Kjo episod u dënua nga deputetë të tjerë demokratë, mazhoranca dhe Aleanca e Grave Parlamentare të cilët akuzuan Bardhin dhe Nokën për dhunë ndaj Açkës, duke e konsideruar të papranueshme.