Dhuna në Kuvend, opozita ndërpret mbledhjen e Sekretariatit të Etikës. Noka: Nuk njohim asnjë vendim të tyre
Sekretariati i Etikës ishte mbledhur këtë të mërkurë (2 shtator) ku do të diskutohej kërkesa e PS për përjashtimin e 24 deputetëve të PD-së, pas dhunës dhe dëmeve materiale që ato shkaktuan në seancën plenare të 30 shatorit.
Megjithatë opozita duket se ka vijuar skenarin e saj të dhunës ku edhe këtë mbledhje nuk e ka lënë të zhvillohet për shkak të protestës së deputetëve të saj në mbledhje. Kjo ka çuar në ndërprerje të saj deri në qetësim të situatës.
Një ditë më parë PS kërkoi përjashtimin e 24 deputetëve të PD, pas dhunës dhe kaosit të shkaktuar në seancën plenare të së hënës.
PS kërkoi përjashtimin e Gazmend Bardhi, Flamur Noka, Bledion Nallbati, Edi Paloka, Saimir Korreshi, Lefter Geshtenja, Luan Baçi, Dashnor Sula, Agron Gjekmarkaj, Dhurata Çupi, Xhelal Mziu, Ina Zhupa, Zheni Gjergji, Helidon Bushati, Lindita Metaliaj, Ramadan Lika, Asllan Dogjani, Qani Xhafa, Flamur Hoxha, Isuf Çela, Kastriot Piroli, Lodovik Hasani, Kasem Mahmutaj, Edmond Spaho.