Dhuna në Kuvend/ PS kërkesë Nikollës për marrjen e masave disiplinore ndaj 7 deputetëve të PD-së
Partia Socialiste i ka dërguar një kërkesë Kryeparlamentares Lindita Nikolla për marrjen e masave disiplinore ndaj 7 deputetëve të PD-së të cilët bllokuan dhe krijuan tensione në seancën plenare të djeshme.
PS ka kërkuar marrjen e masës disiplinore për Bledion Nallbatin, Albana Vokshin, Flamur Nokës, Edi Palokës, Saimir Korreshi, Lefter Gështenja, Gazment Bardhit.
Seanca plenare e ditës së djeshme në Kuvend nisi me përplasje fizike mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës ku u goditën me njëri-tjetrin Bledion Nallbati i Partisë Demokratike dhe atij të Partisë Socialiste, Vullnet Sina.
Kuvendi mori menjëherë masë ndaj deputetit Nallbati duke e përjashtuar atë nga seanca.