Categories: Lajme

Dhuna në parlament/ Halili: Teatër, nxitësi është Berisha. Soko: Shkak, mungesa e kulturës institucionale

Dhuna e ushtruar në seancën plenare të 30 tetorit nga deputeti demokrat Bledjon Nallbati ndaj kolegut socialist Vullnet Sina, është diskutuar në emisionin e sotëm të “Jetë Shqiptare” mes të ftuarve, ish-deputetit Halit Valteri, Pano Sokos nga Nisma Thurje dhe pedagogia Elena Halilaj.

Ish-deputeti Valteri e konsideroi skenën në Parlament, si një teatër, ndërsa deklaroi se nxitësi i asaj që e cilësoi si “skenë të shëmtuar”, është ish-kryeministri Sali Berisha.

Valteri theksoi se në Parlamentin shqiptar, nuk ka model të saktë të politikanit.

Bledjoni po ta shohë atë video e di që është bërë pishman për atë video. U takuam sot në mëngjes. Po t’ia japësh 1 milionë herë atë mundësi, nuk do e bënte më. Ishte gjest euforik.

Të gjithë këta që zihen, pas 30 minutash i ke te kafja e Kuvendit. Është teatër. Kur ka ndodhur në parlament që Noka qëlloi Stazimirin sepse e fyeu personalisht, iu hoq mandati i deputetit dhe Berisha lehte bandat e Ramës. Sot ka lëshuar një nga këlyshët e tij, Nokën, që të lehë në institucionet e Kuvendit. Nxitësi i asaj skene të shëmtuar është Sali Berisha.

E treguan që s’do ketë parlamentarizëm normal.  Sot grupi i PS ka bërë kallëzim penal ndaj Nallbatit. Është e tepruar pjesa e kallëzimit penal. Ishte incident i çastit, por duhet denoncuar iniciuesi i këtyre situatave.

Po t’i pyesësh deputetët një nga një, pse u çuan dhe bërtitën, nuk do dinë ta thonë, sepse ju vjen sms dhe ju thuhet çohuni dhe bërtisni. Përballja më e afërt e zgjedhjeve, po i çon drejt shkatërrimit.

Ishte për interes personal të Berishës. Nuk ka asnjë lloj roli standard të politikanit përsa kohë në Parlament ke biznesmen, të fortë, njerëz që sponsorizohen nga oligarkë të ndryshëm. Nuk ka model të saktë të politikanit. Numërohen me gishta profesionistët dhe akademikët.

Sot në parlament të serviren nga të dyja anët e politikës disa klounë që ngrenë kartonin sapo iu lipse njërit politikan apo një tjetri”, tha Valteri.

Soko nga ana e tij u shpreh se dhuna në Parlament vjen për shkak të mungesës së kulturës institucionale dhe frustrimit institucional.

Parlamenti shqiptar ka qenë i tillë. Kemi pasur raste të tilla. Ka të bëjë me mungesën e kulturës institucionale. Vjen për shkak të frustimit institucional dhe kur forcat politike përballen me padrejtësi.

Nëse gjykohet se ka një shkelje, ne jemi gjithmonë te dhuna, nuk kemi kulturën ta zgjidhim institucionalisht.

Kultura e munguar ndër vite, reflekton në shoqëri dhe këto skena, janë shumë të shëmtuara. Nëse zgjedh të ushtrosh dhunë në parlament, qëllimi në vetvete është dhuna”, u shpreh ai.

Për pedagogen Halilaj, është publiku ai i cili nga e gjithë kjo situatë, përjeton një lloj çoroditje.

“Ky komunikim i zhurmshëm që vjen përmes mediave, vjen në  mënyrë të zakonshme te publiku. Ka një lloj çoroditje të publikut, sepse nga një anë ju thuhet se ata janë përfaqësuesit tuaj dhe ju nuk i njihni, por në fakt pjesa më e madhe e njerëzve i njohin ata. Vjen një përplasje dhe thuhet këta janë në politikë por janë prapë bashkë. Ajo çfarë ndodh në Parlament i përcillet publikut. Dhe ky publik çoroditet në gjithë këtë mesele. Këtu ka disa politikanë që duken entuziastë dhe artizanë të grupit, pastaj janë disa të tjerë si të tërhequr e ironizues në dukjen e tyre fizike”, tha ajo.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Papa: E papranueshme përshkallëzimi në Liban. Të bëhet çdo përpjekje për të ndaluar!

Papa Françesku kritikoi të mërkurën "përshkallëzimin e tmerrshëm" të konfliktit në Liban si "të papranueshëm",…

27 seconds ago

Mbretëria e Bashkuar dërgon 700 trupa për t’u përgatitur për evakuimin e 10,000 britanikëve në Liban

Mbretëria e Bashkuar po dërgon rreth 700 trupa në Qipro në rast se kërkohet një…

3 mins ago

Mbyllja e hetimeve, Berisha: Proces politik pas kërkesës së diplomatëve të korruptuar amerikanë

Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar pas firmosjes së përfundimit të hetimeve nga SPAK në lidhje…

7 mins ago

“Travel+Leisure”: Shqipëria, vendi evropian me plazhe mahnitëse dhe qytete alpine

Shqipëria, vendi europian  më pak i njohur me plazhe mahnitëse si Greqia dhe qytete alpine…

39 mins ago

“Junior Fest 2024” – Drejtori muzikor: Risia këtë vit, pjesëmarrja e konkurrentëve djem

“Junior Fest 2024” ka nisur numërimin mbrapsht deri në mbajtjen e natës finale më 27…

41 mins ago

Tavë nga sofra e Gjakovës – Traditë dhe shije

Përbërësit (Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona) 4-5 thela mish viçi Dy kunguj të…

2 hours ago

This website uses cookies.