Dhuna në shkolla fenomen shqetësues / Psikologu Altin Nika: Në situata të tilla roli i psikologut është i rëndësishëm

ALTIN NIKA PSIKOLOG
Dhuna fizike dhe ajo verbale në shkolla vazhdon të jetë një dukuri shqetësuese. Rasti më i fundit ishte ai i një dite më parë në gjimnazin “Hydajet Lezha” në qytetin e Lezhës, ku nxënësi goditi me karrige mësuesen e matematikes Majlinda Palushi.Për psikologun e Qendrës së Këshillimit dhe Shërbimeve Psikologjike në Shkodër Altin Nika dhuna nuk është tashmë një rast i izoluar duke qënë se në internet shfaqen raste të tilla dhune fizike ose verbale mësues-nxënës.
Arsyet pse ndodhin raste të dhunës verbale kaq shpesh vlerësohet se lidhen më së shumti me rrethin ku jetojmë dhe edukimin në familje, por edhe me problemet e përditshme socio-ekonomike sqaron psikologu Altin Nika.
Dhuna psikologjike shpesh ka shumë forma. Mund të jetë bullizëm midis bashkëmoshatarësh, por mund të jetë edhe e shprehur tek marrëdhënia mësues-nxënës. Fatkeqësisht, dhuna psikologjike shpesh është pararendëse e formave të tjera të dhunës.