Dhuna përmes platformave online, gjatë vitit 2023 u raportuan mbi 300 raste bullizimi

Rreth 300 raste të bullizimit apo përndjekjes online u raportuan nga gratë dhe vajzat në të gjithë vendin për vitin e shkuar.

Të dhënat konfirmohen nga Rrjeti i Monitorimit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore, i cili thekson se disa forma të dhunës lehtësohen nga teknologjia dhe platforma komunikimi, si: Facebook, Instagram, TikTok, e-mail ose mesazhet përmes Skype, Snapchat, messenger dhe Viber.

Për ekspertët që merren me çështjen, duhet ndërmarrë me urgjencë disa hapa, jo vetëm për evidentimin e rasteve, por edhe dënimin për personat që kryejnë akte të tilla.

Në këtë vit kemi rritjen më të madhe të vajzave, grave që raportojnë ose që më shumti janë viktima të dhunës”.

Për të evituar këtë fenomen, është çelur edhe fushatën për internet të sigurt. “Kemi të bëjmë me një pakt kombëtar ku synojmë të ecim më tej, ndoshta dhe të kemi një projektligj të së ardhmes , për të dënuar ata persona përgjegjës për dhunën online”, tha ekspertja.

Rasti më i fundit dhe më i rodi është ai i gruas 41-vjeçare, nënë e katër fëmijëve, e cila u vetëflijua, pas dhunës që ushtronte bashkëshorti i saj, duke u nisur nga denigrimi që i bëhej në rrjetet sociale.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.