Rreth 300 raste të bullizimit apo përndjekjes online u raportuan nga gratë dhe vajzat në të gjithë vendin për vitin e shkuar.
Të dhënat konfirmohen nga Rrjeti i Monitorimit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore, i cili thekson se disa forma të dhunës lehtësohen nga teknologjia dhe platforma komunikimi, si: Facebook, Instagram, TikTok, e-mail ose mesazhet përmes Skype, Snapchat, messenger dhe Viber.
Për ekspertët që merren me çështjen, duhet ndërmarrë me urgjencë disa hapa, jo vetëm për evidentimin e rasteve, por edhe dënimin për personat që kryejnë akte të tilla.
“Në këtë vit kemi rritjen më të madhe të vajzave, grave që raportojnë ose që më shumti janë viktima të dhunës”.
Për të evituar këtë fenomen, është çelur edhe fushatën për internet të sigurt. “Kemi të bëjmë me një pakt kombëtar ku synojmë të ecim më tej, ndoshta dhe të kemi një projektligj të së ardhmes , për të dënuar ata persona përgjegjës për dhunën online”, tha ekspertja.
Rasti më i fundit dhe më i rodi është ai i gruas 41-vjeçare, nënë e katër fëmijëve, e cila u vetëflijua, pas dhunës që ushtronte bashkëshorti i saj, duke u nisur nga denigrimi që i bëhej në rrjetet sociale.
“Hera e parë me kostumin e Ferrarit”. Lewis Hamilton dhe Ferrari publikuan në rrjetet sociale…
Një mbrëmje e çmendur në Champions League, me përmbysje të mëdha të arritura në frymën…
Hazel Brugger, Michelle Hunziker dhe Sandra Studer do të bashkëprezantojnë Eurovision Song Contest 2025, që…
Donald Trump bëri ndryshime gjithëpërfshirëse menjëherë pas inaugurimit të tij të hënën (20 janar) duke…
Shtatëdhjetë e gjashtë persona humbën jetën dhe 51 të tjerë mbetën të plagosur në hotelin…
Për herë të parë, diaspora do të ketë mundësi të ushtrojë të drejtën e saj…
This website uses cookies.