Dhuna tek të rinjtë – Psikologu Taipi: Pabarazia sociale dhe rrjetet sociale po lujanë rol negativ
Fenomeni i dhunës dhe kriminalitetit tek të rinjtë sa vjen dhe po zgjerohet, ku përfshihen moshat e paraadoleshencës dhe adoleshencës.
Sipas psikologëve, shkaqet kryesore janë pabarazia sociale dhe rrjetet sociale, të cilat po lujanë një rol negativ tek të rinjtë.
Psikologu Taipi thotë se familja së bashku me institucionet arsimore duhet të bashkëpunojnë për të mbajtur adoleshentët larg dhunës.
Pak ditë më parë u regjistrua një ngjarje e rëndë në Shkodër, ku dy të rinj 15- vjeçarë, pas një konflikti të çastit u përplasen mes tyre, ku njëri humbi jetën si shkak i plagëve të marra nga përdorimi i mjeteve prerëse thikë.