Dhunë ndaj babait, arrestohet 44 vjeçari / Në pranga edhe një shofer i dehur në timon

Policia e Shkodrës ka arrestur një tjetër përson për dhunë në familje
Një 44 vjeçar banues në Shkodër, u vu në prangat e bluve, pasi ka kanosur dhe ushtruar dhunë ndaj babait të tij.
Ndërsa Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan një 33 vjeçar, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. Nga veprimet e kryera rezultoi se ky shtetas në vendin e quajtur rrethrrotullimi i spitaleve, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur kishte përplasur lehtë dhe një këmbësor.
Po nga Specialistët e Policisë Rrugore u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për një 21 vjeçar, banues në Shkodër pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.