Dhunë ndaj familjarëve, arrestohet / Policia vë në pranga agresorin, ndalohet në Muriqan një shtetas tjetër

policia 16
Një 26 vjeçar është arrestuar në Malësinë e Madhe pasi ka dhunuar babain dhe vëllain e tij. Ndërkohë gjatë shoqërimit, ai nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë.Ndërkohë Specialistët e Policisë Kufitare të PKK Muriqan ndaluan një shtetas 26 vjeç, banues në Mamurras, pasi nga verifikimet e kryera në dalje të vendit, rezultoi se Gjykata e Kurbinit i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Veprimet e mëtejshme procedurale me këtë shtetas, do të kryhen nga Komisariati i Policisë Laç. Sakaq Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 21 vjeçar, banues në fshatin Juban, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë, për të dhënë dokumentet e veta dhe të automjetit që drejtonte.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.