Categories: LajmeKronikë

Dhunë ndaj familjarëve, arrestohet / Policia vë në pranga agresorin, ndalohet në Muriqan një shtetas tjetër

Një 26 vjeçar është arrestuar në Malësinë e Madhe pasi ka dhunuar babain dhe vëllain e tij. Ndërkohë gjatë shoqërimit, ai nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë.Ndërkohë Specialistët e Policisë Kufitare të PKK Muriqan ndaluan një shtetas 26 vjeç, banues në Mamurras, pasi nga verifikimet e kryera në dalje të vendit, rezultoi se Gjykata e Kurbinit i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Veprimet e mëtejshme procedurale me këtë shtetas, do të kryhen nga Komisariati i Policisë Laç. Sakaq Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një  21 vjeçar, banues në fshatin Juban, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë, për të dhënë dokumentet e veta dhe të automjetit që drejtonte.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Krimet zgjedhore – kreu i SPAK, Dumani: Parlamenti kërkoi hetime të tilla

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…

2 days ago

Shorti i Ligës së Konferencës në RTSH/ Çelsi sfidon Kopenhagenin, Fiorentina peshkon Panathinaikos

Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…

2 days ago

Arresti kardiak i rrezikshëm – Mjeku kardiolog jep këshilla të vlefshme në përballjen me të

Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…

2 days ago

Të rinjtë drejt varësive / Imam Muhamed Sytari: Kaloni më shumë kohë me familjen

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…

2 days ago

Infrastruktura rrugore në rrethina – Në fshatin Bardhaj, vite që banorët presin të investohet

Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…

2 days ago

Eliana Laçej zgjidhet zëvendësrektore / Senati Akademik i UNISHK ka miratuar edhe buxhetin e institucionit

Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…

2 days ago

This website uses cookies.