Dhunimi i 3-vjeçares, protestojnë qytetarët: Shteti të garantojë të drejtat e fëmijëve

protesta per femijen

protesta per femijen

Aktivistë, qytetarët të shumtë së bashku me familjarët e tyre të shoqëruar edhe nga fëmijët kanë protestuar përpara Ministrisë së Brendshme  mbrëmjen e sotme mbi rastin e dhunimit të 3-vjeçares nga edukatorja, në një nga kopshtet private të Tiranës.

Një nga aktivistet e shoqërisë civile, Edlira Çepani ka deklaruar gjatë protestës se institucionet shtetërore duhet të ndjekin të gjithë hapat e duhur ligjorë për të garantuar të drejtat e fëmijëve në mënyrë që raste të tilla si ajo e 3-vjeçares të mos përsëritet.

Sipas saj dhuna nuk mund të jetë metodë edukimi as në familje, as në institucionet arsimore.

Do të ndiqet në të gjithë hallkat ligjore. Nëse shteti nuk e bën këtë punë, ne do ta bëjmë vetë dhe është shumë e rëndësishme që në asnjë mënyrë për asnjë lloj arsyeje nuk duhet neglizhuar asnjë nga këto hallka që garanton mirëqenien e fëmijëve.

Dhuna nuk mund të jetë metodë edukimi as në familje, as në institucionet arsimore dhe as në shoqëri.

Ne i kemi fëmijët gjënë më të shtrenjtë në botë dhe sot duhet t’i mbajmë në pëllëmbë të dorë dhe jo t’i nxjerrim ata për të protestuar për të drejtat e tyre”, ka theksuar Edlira Çepani.

Ndërkaq, edukatorja e kopshtit e cila dhunoi 3-vjeçaren është lënë në burg nga gjykata e Tiranës. 48-vjeçarja Majlinda Dehima akuzohet për veprën penale “keqtrajtimi i të miturit” pasi dyshohet se ka dhunuar vajzën e vogël 3-vjeçare, në kopshtin privat ku punonte si edukatore.

Në vazhdim të veprimeve të thelluara hetimore në lidhje me rastin e keqtrajtimit të një 3-vjeçareje në një kopsht privat, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 Tiranë, ekzekutuan urdhrin e Prokurorit për masën e sigurisë “Arrest në burg”,  dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasen Majlinda Dehima, 48 vjeçe, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”.

Kjo shtetase dyshohet se ka keqtrajtuar një të mitur, në një kopësht privat, ku punonte si edukatore”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Nga ana tjetër, Policia bën të ditur se me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në çerdhe, kopshte e shkolla private, “Policia e Shtetit ka nisur kontrollet në terren për të verifikuar ligjshmërinë e ushtrimit të aktivitetit nga operatorët ekonomik privat

Policia e Shtetit fton prindërit, mediat e qytetarët që të denoncojnë çdo rast të abuzimit e keqtrajtimit të fëmijëve në kopshte, çerdhe e shkolla, duke ju garantuar për reagim të shpejtë e profesional”, përfundon në njoftimin e saj policia.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.