Dhunimi i së miturës në kopësht/ Manja: U krye akti i ekspertimit, u nis dje në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka reaguar mbi ngjarjen e rëndë të dhunimit të fëmijës së mitur 3-vjeçar në një kopësht privat pak ditë më parë.

Manja ka bërë me dije se akti i ekspertimit të fëmijës, është kryer ditën e djeshme (8 nëntor) nga Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe është nisur në të njëjtën ditë në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Pak sekonda më parë ka patur një reagim zyrtar që ka arritur përmes zëdhënësit të Ministrisë së Drejtësisë.

“Në lidhje me ngjarjen e fëmijës 3-vjeçar, që është dëmtuar në një kopësht privat, ju bëj me dije se:

Vendimi për kryerjen e ekspertimit për fëmijën e sipërpërmendur ka ardhur më 07.11.2023 na Instituti i Mjekësisë Ligjore rreth orës 13:30 të mesditës, dhe menjëherë kemi ndërmarrë veprimet për kryerjen e aktit të ekspertimit të fëmijës. Dje, më 08.11.2023, akti i ekspertimit të fëmijës u krye dhe u nis po dje për në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. I urojmë shërim të shpejtë vogëlushes”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Drejtësisë të lexuar në emisionin e “Mirëmëngjesi Shqipëri” nga gazetari Ermal Qori.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

6 hours ago

Miss Shqipëria 2025 – Hapen zyrtarisht audicionet për vajzat të cilat do jenë pjesëmarrëse në këtë event

Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…

6 hours ago

Haland dhe fiksimi për makinat, ka blerë veturën e sigurisë së F1 për 350.000 mijë stërlina

Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…

6 hours ago

Platini për “SonntagsZeitung”: Blater edhe Infantino s’dinë të godasin topin, italo-zviceriani do më shumë pushtetin dhe paratë se futbollin!

Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…

6 hours ago

Vllaznia- Elbasani, tashmë për kupë / Në “Loro Boriçi” rikthehen skuadrat që barazuan 1- 1 për Superligën

Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…

6 hours ago

Fshati i vogël me prodhimtari të lartë – Fermerët e Goricës : Infrastruktura rrugore jo në favor për shitjen e prodhimeve

Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…

6 hours ago

This website uses cookies.