Janë vetëdorëzuar në polici Izmir Sakica dhe Samuel Troshani, në lidhje me ngjarjen e rrahjes së Vladimir Bruçit në lagjen Rus të Shkodrës.
Sakica dhe Troshani shoqëroheshin nga avokati i tyre Sokol Tahiraj, teksa janë vetëdorëzuar këtë të mërkurë (22 janar) në polici.
Sakica dhe Troshani janë po ashtu të dyshuar për përfshirje në atentatin e 30 tetorit të vitit që lamë pas.
Kujtojmë se më 30 tetor, 4 persona u vranë në rrethrrotullimin “5 heronjtë e Vigut”.
Persona ende të paidentifikuar qëlluan me armë nga një makinë në lëvizje në drejtim të automjetit me të cilin po lëviznin Hamza Lici dhe Arlind Bushati.
Këta të fundit morën plagë fatale për jetën, ndërsa viktimë mbetën dhe dy kalimtarët e rastit, 67-vjeçari Bashkim Basha dhe bashkëshortja e tij, Flutura Basha, të cilët po udhëtonin me motor, kur u përplasën nga makina e Licit dhe Bushatit.
/rtsh.al/
Numri i subjekteve politike që duan të konkurrojnë në zgjedhjet e 11 majit është ambicioz dhe ka pësuar rritje progresive.…
Gjykata e Strasburgut kërkoi të martën (25 shkurt) dëmshpërblimin dhe shfajësimin e ish-drejtorit të Radio…
Drejtori i Spitalit Rajonal Shkodër, Senad Halluni dhe shefja e Pediatrisë , Greta Naraçi ,…
Hyrja e qytetit të Shkodrës vijon t’i nënshtrohet hapave të parë duke i çelur kështu…
Bebet e vogla me buçkat e tyre nuk mund të rezistosh pa i puthur. Por…
Një 68- vjeçar dhe një shtetase 57 vjeçe, të dy banues në fshatin Hot i…
This website uses cookies.