Dhunohet pa mëshirë i mituri, policia e Shkodrës shoqëron autorin: Nuk kishim denoncim për ngjarjen
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër rreth fundit të muajit maj. Një person i qajtur Elvis Fikaj, është filmuar duke dhunuar dhe rrahur një fëmijë të mitur në moshën 16-vjeçare. Sipas një denoncimi të mbërritur në një prej emisioneve investigative dhunuesi ka ardhur pranë një shkolle 9-vjeçare dhe e ka dhunuar të miturin me goditje të shumta. Sipas denocuesit, të miturit i ka rënë të fikët nga dhuna dhe ka ndejtur 3 ditë në spital. Policia Shkodër ka reaguar menjëherë pas publikimit të videos.Pasi u njoh me rastin ka shoqëruar menjëherë në ambientet e Policisë, shtetasin Elvis Fikaj. Në përfundim të veprimeve të para hetimore dhe pas konsultimit me prokuroren e gatshme ndaj Elvis Fikaj nisi procedimi penal për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”. Në komunikatën për shtyp polica sqaron se për këtë rast nuk ka pasur asnjë denoncim apo njoftim.Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër falënderon mediat dhe qytetarët për denoncimet dhe i fton sërisht të denoncojnë rastet e dhunës e të çdo paligjshmërie tjetër.Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër janë të angazhuara maksimalisht për të zbatuar ligjin, garantuar rendin e sigurinë, për të parandaluar e goditur paligjshmëritë në territor dhe për t’i ofruar qytetarëve shërbim sa më cilësor thuhet në komunikatën për shtyp.