Dhunoi babain, procedohet 42- vjeçari, procedohen penalisht një 55-vjeçar nga Puka dhe shoferi 28- vjeçar
Dhuna brenda familjes, fatkeqësisht vijon të mbetet e pranishme në zonën e Shkodrës. Rasti më i fundit, është ai i një 42- vjeçari, i cili ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij. Policia e Shkodrës ka referuar materialet në prokurori dhe për 42- vjeçarin, ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë.
Edhe një shtetas 55 vjeç nga Puka është proceduar penalisht në gjendje të lirë. Nga kontrollet dhe verifikimet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, u konstatua se kishte lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në magazinën që administron.
Një ditë më parë u raportua se një kamion doli nga rruga në vendin e quajtur “Ura e Shtrenjtë” në Shkodër, ku drejtuesi 28- vjeçar i mjetit, përfundoi në spital me dëmtime. Ditën e sotme, policia e Shkodrës referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për këtë shtetas. Nga veprimet hetimore rezultoi se me kamionin që drejtonte, 28- vjeçari ka qenë duke transportuar dru të prera në mënyrë të paligjshme.