Dhunoi bashkëshorten, përfundon në pranga 53-vjeçari në Vaun e Dejës! 2 të proceduar në Pukë
Një 53-vjeçar është arrestuar nga policia e Vaut të Dejës për dhunë në familje. Në pranga përfundoi shtetasi B. D, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës ndaluan shtetasin B. D., 53 vjeç, banues në fshatin Mjedë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij”- njofton policia.
Ndërkohë në Pukë 2 persona janë proceduar pasi kanë fyer me fjalë një 34-vjeçar. Procedimi në gjendje të lirë nisi për shtetasit A. Gj., 33 vjeç dhe P. Gj., 53 vjeç, të dy banues në Pukë, pasi kanë fyer me fjalë shtetasin A. Gj., 34 vjeç, banues në Pukë.