Dhunoi gruan, arrestohet 50- vjeçari / Policia e Shkodrës procedon penalisht 3 shtetas të akuzuar për këto vepra
Një 22-vjeçar nga Shkodra është kapur nga policia, pasi nga kontrolli fizik iu gjet një sasi e vogël lënde narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë ndaj tij. Ndërkohë, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 50-vjeçar, banues në Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Gjithathtu, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetase me banim në Velipojë, pasi nga kontrollet dhe verifikimet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, u konstatua se kishte ndërhyrje në matësin e energjisë elektrike, në banesën e saj. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.