Dhunoi gruan, në kërkim 36-vjeçari/ Rriten rastet e dhunës në familje në Shkodër
Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim një shtetas 36-vjec nga fshati Mushan i Shkodrës. Ai akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij në mënyrë sistematike. Ka qënë kjo e fundit e cila ka bërë kallëzim ndaj bashkëshortit të saj në komisariatin e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër. Ndërkohë në informacioneve për shtyp, për 2 aksidente në akset rrugore “Shkodër-Koplik” dhe “Shkodër-Hot i Ri”, ku specialistët e qarkullimit rrugor vunë në pranga 48 vjeç, pasi nga veprimet hetimore rezultoi se automjeti që drejtonte ky shtetas, ka përplasur një shtetas që po udhëtonte me motorciklet.Gjithashtu janë referuar materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 61-vjecar, sepse motomjeti që drejtonte ky shtetas, për shkak të humbjes së kontrollit, është përplasur me një automjet të parkuar. Të tre të dëmtuarit nga 2 aksidentet, janë jashtë rrezikut për jetën.Sakaq Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan një shtetas nga Shkodra dhe shpallën në kërkim një shtetase banuese në këtë qytet pasi nga kontrollet dhe verifikimet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, u konstatua se kishin ndërhyrë në matësit e energjisë elektrike, në lokalet e tyre.