Dhunoi prindërit, në kërkim 20 vjeçari/ Ndiqen në gjendje të lirë disa shtetas për vepra të ndryshme penale

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike në drejtorinë vendore të policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin banues në fshatin Gruemirë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në një magazinë, që ky shtetas e kishte përshtatur për përpunimin e duhanit, pa liçencën përkatëse, u gjetën 65 kg duhan, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me makineritë për përpunimin e tij.
Gjithashtu po ndiqen në gjendje të lirë edhe një 53 vjeçar, banues në Shkodër, pasi dyshohet se ka gjuajtur me shuplakë një 12-vjeçare, për motive të dobëta.
Ndërsa një 29 vjeçare, po ndiqet në gjendje të lirë pasi ka nxitur për të lypur, vajzën e saj 12 vjeçe. Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër po punojnë për kapjen e një 20 vjeçari banues në fshatin Shtoj i Ri, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij.
Polica e Pukës referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për nje 49 vjeçar, banues në fshatin Vermosh, pasi është kapur duke transportuar me automjet, një sasi drush për zjarr, të prerë në mënyrë të kundërligjshme.
Ndërsa Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Shkodër po punojnë për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të një automjeti, i cili, në sheshin “Demokracia”, ka aksidentuar lehtë shtetasen E. S, 39 vjeçe, banuese në Shkodër (që lëvizte me biçikletë) dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.