Dhunon bashkëjetuesen, policia e Vau-Dejësit vë në pranga 51-vjeçarin
Një shtetas 51 vjeç banues në fshatin Dejë është arrestuar nga forcat e policisë të Komisariatit Vau-Dejës. 51 vjeçari akuzohet nga bashkëjetuesja e tij se ka ushtruar dhunë ndaj kësaj të fundit. Ndërkohë, ka nisur procedimi penal ndaj një 33- vjeçari, banues në Tiranë, pasi ka bërë kallëzim bashkëjetuesja e tij, se ky shtetas ka marrë, pa dëshirën e saj, djalin e tyre të mitur dhe është larguar nga banesa. Fëmija është gjetur nga shërbimet e policisë dhe i është kthyer nënës. Sipas komunikatës për shtyp të DVP Shkodër, Stacioni i Policisë Velipojë referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 57- vjeçar, banues në fshatin Pulaj, pasi nga kontrollet dhe verifikimet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së u konstatua se kishte lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në hotelin e tij. Po ashtu, u procedua edhe një shtetas i moshës 65 vjeç vjeç, banues në fshatin Gur i Zi, pasi ka goditur me grushte një 68-vjeçar, për motive të dobëta. Nga ana tjetër, Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin R. K., 49 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.