Categories: LajmeKronikë

Dhunon bashkëjetuesen, policia e Vau-Dejësit vë në pranga 51-vjeçarin

Një shtetas 51 vjeç banues në fshatin Dejë është arrestuar nga forcat e policisë të Komisariatit Vau-Dejës. 51 vjeçari akuzohet nga bashkëjetuesja e tij se ka ushtruar dhunë ndaj kësaj të fundit. Ndërkohë, ka nisur procedimi penal ndaj një 33- vjeçari, banues në Tiranë, pasi ka bërë kallëzim bashkëjetuesja e tij, se ky shtetas ka marrë,  pa dëshirën e saj, djalin e tyre të mitur dhe është larguar nga banesa. Fëmija është gjetur nga shërbimet e policisë dhe i është kthyer nënës. Sipas komunikatës për shtyp të DVP Shkodër, Stacioni i Policisë Velipojë referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 57- vjeçar, banues në fshatin Pulaj, pasi nga kontrollet dhe verifikimet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së u konstatua se kishte lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në hotelin e tij. Po ashtu, u procedua edhe një shtetas i moshës 65 vjeç vjeç, banues në fshatin Gur i Zi, pasi ka goditur me grushte një 68-vjeçar, për motive të dobëta. Nga ana tjetër, Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin R. K., 49 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.  Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

1 hour ago

Euro U19 për vajza, Shqipëria mundet nga Irlanda e Veriut

Shqipëria e vajzave U-19 zhvilloi mesditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj…

1 hour ago

OKB-ja rrëzon rezolutën e SHBA-së, që kërkonte fundin e luftës në Ukrainë, pa përmendur agresionin rus

Një fitore për Ukrainën në përvjetorin e tretë të pushtimit nga Rusia. Shtetet e Bashkuara të…

1 hour ago

Nën akuzë për vrasje me paramendim, GJKKO lë në burg Safet Bajrin

Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…

3 hours ago

Humb jetën një 3- vjeçar, e motra 7- vjeçe në gjendje të rëndë, dyshohet “virozë stine”

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…

3 hours ago

Ideatorët e “Facebook” blenë për 3.5 milionë stërlina ekipin joprofesionist të Real Bedford

E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…

4 hours ago

This website uses cookies.