“Dhurata” e ditëlindjes i merr jetën Këshilltarit të shefit ushtarak të Ukrainës
Një granatë ditëlindje i ka marrë jetën këshilltarit të afërt të komandantit të përgjithshëm të ushtrisë së Ukrainës.
Në ditëlindjen e tij, një granatë në mesin e dhuratave ka shpërthyer duke i marrë jetën Major Gennadiy Chastiakov.
“Në rrethana tragjike, ndihmësi dhe miku im i ngushtë, Major Gennadiy Chastiakov, u vra… në ditëlindjen e tij”, shkroi gjenerali Valery Zaluzhny në Telegram, duke thënë se “një pajisje shpërthyese e panjohur shpërtheu në një nga dhuratat e tij”.
Ministri i Brendshëm i Ukrainës, Igor Klymenko, lëshoi një deklaratë duke thënë se Chastiakov i kishte treguar djalit të tij një kuti me granata brenda, të cilën ai e kishte marrë si dhuratë.