Dhurata e veçantë nga luftëtari i UÇK-së Rexhep Selimi, Edi Rama e falënderon publikisht
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka zbuluar dhuratën e veçantë që ka marr nga ish-deputeti Rexhep Selimi.
Rexhep Selimi, i cili gjendet në Hagë në kuadër të një procesi gjyqësor të Speciales, i përcolli këtë dhuratë Ramës përmes kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca.
“I prekur nga kjo dhuratë e bukur prej koleksionit të pikturave të luftëtarit të UÇK-së Rexhep Selimi, i cili ma përcolli sot nga Haga përmes Kryetarit të Kuvendit të Kosovës”,tha Rama.
Ai e falënderoi Selimin duke e quajtur i dashur mik.
“Shumë faleminderit me mirënjohje i dashur mik, e mezi pres ta shoh të marrë fund kalvari, gjithnjë e më i pajustifikueshëm i mbajtjes së të katërve ju peng atje në Hagë”-përfundon mesazhin Rama.