Dhurim gjaku/36 punonjës të “Ilirian Guard” i bashkohen nismës
36 punonjës të Ilirian Guard të cilët janë nën varësinë e ministrisë së brendshme, i janë bashkuar nismës për të dhuruar gjak. Adminisatratori Anduel Xhindi thotë se ky shëmbull i punonjësve duhet të ndiqet edhe nga qytetarë të tjerë. Rezarta Pode, përfaqësuese e kompanisë për Shkodrën, tregon se punonjësit do të kenë përherë mbështetje për iniciativa të tilla të cilat shpëtojnë jetë, siç është dhurimi i gjakut. Nevojat për gjak janë të mëdha, jo vetëm pranë spitalit rajonal Shkodër por edhe në qendrat e tjera. Ndaj apeli vijon tu drejtohet qytetarëve që të dhurojnë gjak, veprim i cili për dikë mund të jetë shpëtim jete.