Dhurim vullnetar gjaku – Rreth 20 mësues  të shkollës jopublike “Maarif” në Shkodër, i bashkohen nismës

dhurim gjaku marif

Me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit mbi rëndësinë e dhurimit të gjakut dhe rolin e tij jetik në shpëtimin e jetëve, rreth 20 mësues të stafit  pedagogjik të shkollës jo publike  “Maarif  Shkodër Campus” i janë bashkuar nismës së kësaj shkolle për një seancë dhurimi gjaku.

Përfaqësues të Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, që realiazuan sencën e dhurimit të gjakut në ambjentet e kësaj shkolle, vlerësuan kontributin e vazhueshëm që japin institucionet  e Shkodrës, kryesisht ato arsimore, përmes nismave vullnetare, në sigurimin e rezervave të gjakut në ndihmë të të sëmurëve talasemik.

Motoja e nismave  të shpeshta të dhurimit të gjakut, të organizuara nga institucionët në Shkodër, është se duke dhuruar gjak kontribuojmë jo vetëm për të ndihmuar ata që kanë më shumë nevojë, por gjithashtu forcojmë frymën e solidaritetit dhe bashkëpunimit në komunitetin tonë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.