Categories: LajmeSociale

Dhurimi i Gjakut, akt human/ Manika Kreka: Në Shqipëri ka më shumë femra se meshkuj që dhurojnë gjak

Dhurimi i gjakut është një akt human i cili shpëton jetë njerëzish. Gjaku, përveçse një përbërës i rëndësishëm i trupit tonë, është edhe një lëndë kuruese e cila nuk mund të prodhohet nga industria farmaceutike, ndaj i vetmi burim i tij është dhurimi i gjakut në mënyrë vullnetare dhe të rregullt nga njerëzit dhe pa pagesë.

Për të folur mbi Dhurimin e Gjakut në emisionin “Jetë Shqiptare” ishin të ftuar Manika Kreka, Prof.asociuar pediatre, Lidia Manolli  dhuruese vullnetare dhe Blerta Ndrekaj, koordinatore e programit të Dhurimit Vullnetar të Gjakut.

Prof.asociuar pediatre Manika Kreka u shpreh se për momentin plotësimi për nevoja për gjak është maksimal dhe se më shumë meshkuj shqiptar duhet të angazhohen në dhurimin e gjakut.

Gjaku sigurohet nga Qendra Kombëtare e transfuzionit të gjakut, gjatë muajve të vjeshtës kemi një plotësim maksimal të nevojave që ne kemi, ku njerëz të ndryshëm në raste të ndryshme të jetës kanë nevojë për gjak. Në qendrën tonë ndiqen rregullisht 10-12 persona të cilët kanë nevojë për gjak dhe nuk ka mungesa.

Do të ishte shumë mirë të kishte më shumë djem në këtë fushatë sepse edhe për vet organizmin e meshkujve të cilët janë më te fortë dhe duhet të jenë më të gatshëm të bëhen pjesë e fushatave. Kur ndajmë gjakun e dhuruar ai mund të shpëtojë tre jetë të tjera ndërsa 5 litra gjak që merren për dhurim nuk ndikon në shëndet”, tha Prof.asociuar pediatre Manika Kreka.

Blerta Ndrekaj theksoi se në Shqipëri ka më shumë vullnetare femra se meshkuj që dhurojnë gjak. Për më tepër ajo tha se dhurimi i gjakut ul me 88% rrezikun nga sëmundjet e zemrës.

Ka ndryshuar dhurimi vullnetar i gjakut në Shqipëri, është në rritje por kemi ende shumë nevoja ku janë vende të largëta të Shqipërisë apo edhe spitali i Lushnjës ku fëmijët talasemik kanë nevojë për trajtim.

Dhuruesit periodik janë më shumë femra dhe jo meshkuj. Dhurimi i gjakut ka shumë përfitime duke ulur rrezikun për sëmundjet e zemrës me 88%. Nga 50-100 veta në ditë të cilët dhurojnë gjak në bashkëpunim me Kryqin e Kuq”, tha Blerta Nderkaj.

Ndërsa Lidia Manolli, dhuruese periodike e gjakut bëri thirrje që më shumë të rinj të bashkohen për te dhuruar gjak.

E kam nisur aktivizmin tim tek Kryqi i Kuq para disa vitesh që unë dhuroj gjak, kishte një thirrje edhe nga ana e Kryqit të Kuq dhe unë u bashkova. Në momentin që shkon për të dhënë gjak dhe mendon se kjo do të shkojë për tre fëmijë talasemik është vërtet kënaqësi. Mbase pjesa e gjilpërave i step pak, ka më shumë vullnetar të rinj dhe angazhohen duke ju bashkuar thirrjes për të dhënë gjak. Kam dhuruar periodikisht për fëmijët talasemik. I bëj thirrje të rinjve që të bashkohen në fushatat e dhurimit të gjakut”, tha Linda Manolli.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Gol dhe asist për Salah, arrin rekordin e Mesit

Liverpool fitoi 2-0 ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e javës së 26-të të Premier League,…

4 hours ago

Lara Colturi e mbyll fundjavën në vendin e 13-të

Lara Colturi e ka mbyllur fundjavën në Sestriere në vendin e 13-të në Sllallomin e…

4 hours ago

Shqipëria fiton ndaj Austrisë në Vjenë

Shqipëria në basketboll për meshkuj ka fituar ndeshjen e fundit në grupin C ndaj Austrisë…

4 hours ago

Moti- Dita e sotme me alternime vranësirash dhe reshje të pakta

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti…

4 hours ago

Zgjedhjet në Gjermani, Merz premton negociata të shpejta për koalicionin qeverisës

Friedrich Merz, i cili udhëhoqi Unionin e tij Kristian Demokrat të qendrës së djathtë (CDU)…

4 hours ago

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

21 hours ago

This website uses cookies.