Diagnostikimi me kancer, Sunak do t’i raportojë mbretit Charles përmes telefonit
Kryeministri britanik, Rishi Sunak do të vijojë t’i raportoi mbretit Charles, pavarësisht diagnostikimit të tij me kancer. Takimi zakonisht mbahet personalisht në Buckingham Palace, por për shkak të gjendjes shëndetësore të mbretit Charles tashmë raportimi do të zhvillohet përmes bisedës telefonike.
Buckingham Palace njoftoi të hënën se Charles është diagnostikuar me kancer, ndërsa po merr terapinë e duhur mjekësore dhe është tërhequr përkohësisht nga detyra publike.
Nuk ka zbuluar se çfarë forme të sëmundjes ka mbreti britanik, ndërsa sëmundja u identifikua gjatë trajtimit të tij të fundit për prostatën./ Skynews