Dialogu Kosovë-Serbi, eksperti: Zbatimi i planit franko-gjerman do të thotë njohje reciproke

Profesori amerikan, njëherësh ekspert i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Alon Ben-Meir, ka deklaruar se plani franko-gjerman i prezantuar më 27 shkurt 2023, përmban të gjitha elementet që nëse do të zbatoheshin do të kishin çuar në njohje reciproke.
Sipas Alon Ben-Meir, asnjëra palë nuk bëri ndonjë lëvizje të rëndësishme për të zbatuar ndonjë nga dispozitat e planit franko-gjerman.
Ai thekson se nëse ky plan do të zbatohej atëherë kjo gjë do të çonte në njohje reciproke.
“Gjermanët dhe francezët deklaruan se të dyja palët ishin angazhuar për zbatimin e planit dhe se angazhimi i tyre verbal me sa duket ishte i mjaftueshëm. Tani ne e dimë se asnjëra palë nuk bëri ndonjë lëvizje të rëndësishme për të zbatuar ndonjë nga dispozitat e planit.
Që atëherë, jo vetëm që nuk ka pasur përparim në dialogun mes dy vendeve, por marrëdhëniet janë përkeqësuar më tej. Në një farë mënyre, BE-ja u mbështet shumë më rëndë te Kurti sesa te Vuçiq, veçanërisht në çështjen themelore të Asociacionit të komunës, të komunave, për të thyer bllokimin”, ka shkruar ai.