Categories: LajmeRajoni

Dialogu Kosovë-Serbi/ I dërguari i BE-së ‘zbarkon’ në Beograd, Lajçak pritet të takohet me Vuçiqin

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, do të takohet ditën e sotme me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Ashtu siç konstatohet edhe nga njoftimi i Presidencës serbe, takimi do të mbahet në orën 11:00 në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Republikës, në Beograd.

Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të martën, më 14 nëntor 2023, në orën 11:00 do të takohet me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak në godinën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Republikës”, thuhet në njoftimin e Presidencës serbe.

Më 7 nëntor, Lajçak e vizitoi Kosovën, ku u takua me zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës, Besnik Bislimi, si dhe me liderët e partive opozitare për të biseduar për draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Në këtë takim qeveria e bëri të ditur se “është e përkushtuar për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë dhe për njohje reciproke”.

Ndërsa Lajçak, në një postim në rrjetin social X, teksa publikon foton me Bislimin, shkruan se në takimin me këtë të fundit u diskutua takimin e 26 tetorit, mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, me liderët e BE-së.

Lajçak ka vënë theksin te nevoja e zbatimit të plotë dhe pa parakushte të Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit, të arritur në Ohër.

Sapo u takova me zëvendëskryeministrin e parë Besnik Bislimi për të përcjellë takimin e fundit me liderët evropianë në Bruksel dhe nevojën për zbatimin e plotë të Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit pa vonesa dhe parakushte. Ne ramë dakord edhe për hapat e ardhshëm”, shkruan Lajçak.

Po në 7 nëntor, kryeministri Albin Kurti deklaroi se draft-statuti i Asociacionit për komunat me shumicë serbe i propozuar nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës është “pakrahasimisht më i avancuar” sesa marrëveshjet e mëparshme.

Sipas Kurtit, si kryeministër ai ka paraqitur vërejtjet dhe kritikat e tij edhe ndaj këtij drafti.

Për hir të konfidencialitetit të draftit nuk mund të flasë as për vërejtjet e kritikat e mia. Ato janë shumë të rëndësishme. Ia kam përcjellë emisarit evropian, nëpërmjet zëvendësit tim Besnik Bislimi më 24 tetor, dy ditë para se të takohemi në Bruksel, më 26 tetor. Ky është draft krejtësisht tjetër, është pakrahasimisht më i avancuar, por kjo nuk do të thotë që ne jemi të kënaqur, andaj edhe unë i kam dërguar vërejtjet dhe kritikat e mia”, u shpreh Kurti gjatë vizitës në Qendrën Nacionale të Xhudos në Pejë, ku mori pjesë në ceremoninë e përfundimit të trajnimit të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kreu i qeverisë së Kosovës ka theksuar se në takimin e 26 tetorit ka pranuar të vendosë nënshkrimin e tij vetëm në kuadër të dokumenteve në formë të pakos, e jo të dokumenteve veç e veç.

Ne kemi thënë që pranojmë ta nënshkruajmë paketën ku bën pjesë Marrëveshja Bazë, Aneksi i Zbatimit, njëra nga Brukseli tjetra nga Ohri, dhe gjithashtu edhe këtë draftin për të cilin paraprakisht kemi dërguar vërejtjet, por meqenëse në Bruksel na u tha se është një gjë urgjente normalizimi i marrëdhënieve, unë pranova ta nënshkruaj me ç’rast nënshkrimi është pranimi, mirëpo vetëm si pjesë e paketës, ku kemi kërkuar që Kosova ta fitojë statusin e vendit kandidat dhe të fillojë programi i NATO-s i partneritetit për paqe ”, ka thënë Kurti.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Berisha me ish-të përndjekurit politik: Dëmshpërblim të plotë brenda mandatit të parë qeverisës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…

2 days ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi i familjeve Meta dhe Kraja në sportin e atletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

2 days ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi I familjeve Meta dhe Kraja në sportin e ateletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

2 days ago

Turizmi në rritje në Malësi të Madhe – Marinaj: Bujtinat dhe njësitë akomoduese punojnë me kapacitet të plotë

Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…

2 days ago

Shpend të ngordhur në fshatin Trush – Zona është kthyer në vend për depozitimin e mbetjeve të ndryshme

Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…

2 days ago

Shkolla shqipe në Angli – Prej 9 vitesh në Manchester, Erisa Isufaj ndërmori iniciativën e dobishme

Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë,  ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…

2 days ago

This website uses cookies.