Dialogu Kosovë–Serbi, Kallas: Do ta bëjmë më funksional me Sorensenin
![Peter Sorensen, i dërguari i po](https://i0.wp.com/www.rtsh-shkodra.live/wp-content/uploads/2025/02/Peter-Sorensen-i-derguari-i-po.jpg?fit=640%2C426&ssl=1)
Peter Sorensen, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, do të përpiqet ta bëjë më funksional raportin mes tyre.
Kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas, tha të enjten se ajo është në dijeni të kritikave rreth mënyrës si po zhvillohet dialogu 14-vjeçar dhe sa pak praktik ka rezultuar firmosja e marrëveshjeve të shumta mes dy vendeve.
Nga 1 shkurti, z. Sorensen ka marrë stafetën e lëshuar nga paraardhësi Mirosllav Lajçak.
“Sapo kemi emëruar përfaqësuesin e posaçëm për dialog mes Beogradit dhe Prishtinës, Peter Sorensen. Unë do të shoh me të në muajin mars për atë se si do të vazhdojmë me këtë. Është e qartë se normalizimi i raporteve është i nevojshëm për dyja vendet. Dhe nëse ato mendojnë se mund të lëvizin përpara në rrugëtimin evropian, atëherë unë mendoj se një gjë e tillë nuk është e mundur.
Ndërkohë dëgjojmë kritika rreth këtij formati. Prandaj unë vërtetë dua të shikoj se si mund ta bëjmë këtë funksional. E kam adresuar këtë edhe me ministrin e jashtëm të Serbisë. Dhe ai më ka thënë se është i gatshëm vërtetë të investojnë kohë në normalizimin. Dhe po ashtu natyrisht sapo kemi pasur zgjedhjet në Kosovë. Të shohim se si do të formohet qeveria e re dhe në cilën mënyrë do të ecim tutje,” tha znj. Kallas në një bisedë me gazetarët. /Koha