Categories: LajmeRajoni

Dialogu Kosovë-Serbi, Kurti: Kërkova marrëveshje bazike dhe dorëzimin e Radojiçiqit

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar pas takimeve në Bruksel se takimi trepalësh nuk është realizuar sepse qeveria e Kosovës ka kërkuar zbatimin e marrëveshjes bazike e cila është dakorduar me 27 shkurt të vitit të kaluar dhe është pasuar nga aneksi i zbatimit që është pjesë integrale, nga 18 marsi i 2023-tës.

Konsiderojmë se marrëveshja bazike dhe aneksi i zbatimit janë një e arritur e dalluar në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës, për marrëdhënie të mira fqinjësore, me fqinjin tonë verior, me njohjes së paku de-fakto në qendër, por është edhe arritje e Bashkimit Evropian që ka ndërmjetësuar raunde të tëra të këtij dialogu”, tha Kurti.

Duke folur për arsyet e dështimit të takimit bilateral Kurti vuri në dukje se ai ka kërkuar garanci sa i përket procesit të dialogut.

Hera e fundit kur kemi pasur takim trilateral ka qenë me 14 shtator të vitit të kaluar, pra dhjetë ditë para sulmit terrorist në Banjskë. Ka ndodhur shumëçka prej atëherë, ka ndodhur Banjska por gjithashtu ka ndodhur edhe letra e tërheqjes nga marrëveshja bazike.

Siç e tha edhe vetë përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme  dhe siguri Joseph Borrell, unë kam kërkuar garancionin për mirëbesim dhe vullnet të mirë të cilët mundësojnë zbatimin e marrëveshjes, nuk mund të këtë zbatim të marrëveshjeve pa mirëbesim dhe vullnet të mirë.

Dhe këto vijnë nëpërmjet tri garancioneve që kam theksuar: E para është nënshkrimi i marrëveshjes bazike, garancia e dytë është tërheqja e letrës së Bërnabiq sepse në atë letër ajo thotë që nuk pranohet pavarësia e Kosovës, ulësja e OKB-së dhe integriteti territorial.

Ndërkaq garancia e tretë që kam kërkuar është dorëzimi i kryekriminelit Milan Radojiçiqit autoriteteve të Kosovës. Ne nuk mund ta ngjallim reshterin e vrarë Afrim Bunjakun por Serbia duhet të na dorëzojë Milan Radojiçiqin”, ka deklaruar kryeministri Kurti.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ushtarakët e Kolegjit të Mbrojtjes vizitojnë RTSH – Njihen me rolin e medias në komunikimin publik

Oficerë dhe pedagogë te Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Forcave të Armatosura vizituan këtë…

7 hours ago

Kupa, Vllaznia përballë Elbasanit – Hidhet shorti, ndeshje interesante në çerekfinale

Vllaznia do të luajë me Elbasanin në çerekfinalen e Kupës së Shqipërsië. Goglat i kanë…

8 hours ago

Lamtumirë legjenda Sabah Bizi – Mijëra persona kanë bërë homazhe në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi”

Futbolli shqiptar sot është në zi! Një ndër legjendat e tij, Sabah Bizi, u nda…

8 hours ago

Zhvillimi i artit muzikor në Shkodër – Muzikologu Gjyrezi ndalet tek ahengu shkodran dhe studimin e tij

Shkodra mbart një pasuri të madhe të kulturës kombëtare, ku ahengu Shkodran është një prej…

8 hours ago

Përdorimi i drogës në moshë të re – Dita e të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës, flet neuropsikiatri Gjon Preçi

17 janari shënon Ditën Botërore të të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës.  Neuropsikiatri…

8 hours ago

Komplikacionet në shëndetin e mushkërive  – Flet mjekja pneumologe, Lindita Çela Dibra

Jemi në muajin më të ftohtë të dimrit dhe virozat stinore prekin më shumë sëmundjet…

8 hours ago

This website uses cookies.