Dialogu Kosovë-Serbi, Kurti konfirmon takimin me Lajçak
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka konfirmuar takimin me emisarin e BE-së për dialogun mes Prishtinës e Beogradit, Miroslav Lajçak.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak”, thuhet në njoftimin e qeverisë.
Takimi me Kurtin, do të zhvillohet pas bisedimeve të Lajçak me Presidenten Vjosa Osmani.
Takimi Lajçak-Osmani do të mbahet në ambientet e Presidencës në orën 14:00.
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka folur rreth takimit që ka zhvilluar dje me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.