Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: Në interes të dy vendeve. Vuçiq: Disa vende evropiane po lobojnë fuqishëm kundër nesh

Lajçak

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, gjatë një takimi që ka pasur me presidentin serb Aleksandar Vuçiq në Davos, vuri theksin te Marrëveshja e Ohrit e cila sipas tij, ka hapur mundësi për avancimin e normalizimit të marrëdhënieve mes Prishtinës e Beogradit.

Po ashtu, në takimin mes dyshes, është diskutuar gjendja aktuale e dialogut mes dy vendeve, ndërsa Lajçak u shpreh se përparimi i këtij procesi është në interes si të Kosovës ashtu edhe të Serbisë përsa i përket integrimit në Bashkimin Evropian.

“Theksova se Marrëveshja e Ohrit 2023 hapi rrugën përpara për normalizimin. Përparimi i mëtejshëm është në interes të Serbisë, Kosovës dhe të ardhmes së tyre në Bashkimin Europian”, shkruan Lajçak në rrjetin social X.

Nga ana e tij, presidenti Vuçiq shprehu shqetësimin e tij për politikën evropiane ndaj Kosovës ndërsa njoftoi se Beogradi do të intensifikojë bisedimet me Uashingtonin kur bëhet fjalë për dialogun.

“Pra, ata në Evropë së shpejti do të fillojnë të vijnë përsëri me ide, siç u përpoqëm shumë me Kurtin, dhe tani le t’i japim, të bëjmë diçka për të, kështu që ata do të bëjnë për Këshillin e Evropës dhe për shumë gjëra të tjera”, tha Vuçiq.

Presidenti shtoi se e gjithë kjo po udhëhiqet nga një grup vendesh që po lobojnë jashtëzakonisht shumë si kundër Serbisë ashtu edhe në favor të Prishtinës.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.