Categories: LajmePolitikë

Dialogu Kosovë-Serbi/ Shqipëria s’u linjëzua me deklaratën e BE, Rama: Nuk u mirëprit nga Brukseli, por s’ndryshojmë

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar qëndrimin e Shqipërisë për të mos u linjëzuar me deklaratën e BE për dialogun Kosovë-Serbi. Në një konferencë për mediat, Rama theksoi edhe njëherë se vendimi i Shqipërisë erdhi për faktin se në deklaratë nuk merren parasys zhvillimet e fundit në veri, ku një grup i armatosur vrau një efektiv të Kosovës, dhe mbajtjen e një dite zie në Beograd për sulmuesit e vrarë gjatë aksionit të Policisë së Kosovës.

Ka shkaktuar një pështjellim kur ja kemi përcjellë Brukselit si një qëndrim të Shqipërisë, pasi jemi përpjekur qysh pardje paradite, përpara moslinjëzimit, që deklarata të refketonte edhe zhvillimet dramatike të ditëve të fundit, konkretisht vrasjen e policit të Shtetit të Kosovës dhe shpalljen e ditës së zisë në Beograd për vrasjen e personave gjatë operacionit të Policisë së Kosovës”, tha Rama.

Kreu i qeverisë sqaroi se Shqipëria nuk ka rezerva mbi përmbajtjen e deklaratës, por shtoi se publikimi i saj duhej të bëhej njëkohësisht, apo të pasohej nga një deklaratë e dytë mbi zhvillimet e fundit. Rama theksoi se kërkesa për një deklaratë të dytë, nuk ishte pranuar nga BE, për shkak se deklarata mbi dialogun kishte marrë tashmë mbështetjen e vendeve anëtare.

Teksa u shpreh se qëndrimi i Shqipërisë nuk është mirëpritur nga Brukseli, Rama tha prerazi se megjithatë nuk do të ketë ndryshim.

Miqtë në Bruksel na deklaruan se nuk ishte e mundur diçka e tillë pasi deklarata ishte konfirmimi i vendeve anëtare të qëndrimit publik nga shefi i diplomacisë së BE, Josep Borrell pas takimit të dështuar të 14 shtatorit në Bruksel. Ne jemi përgjigjur se nuk kemi asnjë rezervë me deklaratën në vetvete, lidhur me kërkesat dhe kritikat ndaj Kosovës që për ne qëndrojnë, por njëkohësisht kemi theksuar domosdoshmërinë që publikimi i kësaj deklarate duhej të bëhej njëkohësisht, apo të paktën të pasohej pa humbur kohë nga një deklaratë e dytë mbi zhvillimet e pa tolerueshme që sapo përmenda. Na u tha se kjo nuk është e mundur momentalisht dhe se deklarata kritike ndaj Kosovës e kishte marrë mbështetjen ndaj të gjithë vendeve anëtare dhe Shqipërisë i kërkohej linjëzimi me të, si gjithmonë në 10 vitet e fundit. Përgjigja jonë ishte negative dhe përgjigja jonë nuk është pritur mirë nga Brukseli. Jemi të keq ardhur, por qëndrimi ynë nuk ndryshon”, theksoi Rama.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ambasadori Gonzato takohet me Sejkon, vlerëson anëtarësimin në SEPA

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko zhvilloi një takim Ambasadorin e BE në Shqipëri,…

16 hours ago

Shqipëria denoncon pasivizimin në Medvegjë: Serbia po shkel të drejtat e njeriut dhe pakicave

Tirana zyrtare ka shprehur shqetësim serioz lidhur me fshirjen e adresave të shqiptarëve në Luginën…

16 hours ago

Rikthehen në liri 4 efektivët e “Shqiponja” – Gjykata e Shkodrës zbut masën e sigurisë pas arrestimit të tyre me 20 nëntor

Katër efektivë të “Shqiponjave”,  në policinë e Shkodrës, janë rikthyer në liri pasi u arrestuan…

16 hours ago

Rreth 20% e nxënësve raportojnë se bullizohen – Kadija: Studimi ishte i nevojshëm për parandalimin e situatave të mëtejshme

Dy ndër 10 fëmijë në shkollat e Shkodrës kanë raportuar se bullizohen. Shifrat e studimit…

16 hours ago

Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike – Rektori Gjuraj: Në planet tona për t’u hapur edhe në Shkodër

Shkodra me Fakultet të Shkencave Mjekësore Teknike, analiza e regjitrimeve në të 3 ciklet e…

16 hours ago

“Dita e Alfabetit” përkujtohet nga myftiu Sytari – Imam Muhamed Sytari flet për situatën e rëndë sociale në vend

Dita e Alfabetit është përkujtuar sot nga myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari.  Gjatë hytbes…

16 hours ago

This website uses cookies.