Dialogu me Beogradin, Kosova duhet të dorëzojë sot dokumentin për planin e sekuencimit

Qeveria e Kosovës do duhet që deri këtë të enjte (18 korrik) të dorëzojë në Bruksel komentet mbi dokumentin e planit të sekuencimit në lidhje me marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve me Beogradin.
Por sikurse parashikon plani i sekuencimit, të dyja palët si Kosova ashtu edhe Serbia, do duhet të dorëzojnë në pjesë, planin e tyre për zbatim të kësaj marrëveshje.
Sipas kërkesës së emisarit Miroslav Lajçak, Kosova do duhet që deri në 18 korrik të dorëzojë komentet e saj me shkrim.
Në takimin e fundit në Bruksel nuk ka pasur ndonjë përparim në zbatimin e Marrëveshjes.
Kryenegociatorët Bislimi dhe Petkoviq kanë mbajtur një sërë takime trepalëshe me ndërmjetësim të Lajçak, ndonëse shumica prej tyre ishin të fokusuara në çështjen e Rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës, e cila njeh euron si valutën e vetme në vend.
Normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është kusht për të dyja që të avancojnë në rrugën e integrimit evropian.