Dialogu Prishtinë-Beograd, Lajçak sot në Kosovë

Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak do të zhvillojë të të premte (6 shtator) një vizitë në Prishtinë, në kuadër të përgatitjeve për një takim të mundshëm mes kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë në lidhje me dialogun mes dy vendeve.
Lajçak pritet që të takohet në këtë vizitë me zv.kryeministrin e Kosovës Besnik Bislimi i cili është edhe kryenegociator në procesin e dialogut Prishtinë-Beograd.
Vizitën në Prishtinë Lajçak e kishte paralajmëruar nëpërmjet rrjeteve sociale, ndonëse nuk kishte përmendur datë.
Ai gjithashtu ka konfirmuar qëllimin e mbajtjes së një takimi në nivel kryenegociatorësh. Kjo për Bashkimin Evropian në këtë moment konsiderohet prioritare, sidomos në dritë të ngjarjeve të fundit në veri.