Categories: LajmePolitikë

“Dialogu Raisina”, Hasani nga India: Shqipëria do të rihapë ambasadën në Nju Delhi

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani tha se Shqipëria po planifikon të rihapë një ambasadë në Nju Delhi ndërsa India së shpejti do të ketë një mision diplomatik në Tiranë.

Ministri Hasani, i cili po viziton Indinë për të marrë pjesë në “Dialogun Raisina”,  tha se Shqipëria është një vend i rëndësishëm në ‘korridorin’ që lidh Evropën me Azinë dhe kërkoi lidhje më të ngushta tregtare mes Indisë dhe Shqipërisë.

“Më vjen mirë që njoh planet e qeverisë indiane për hapjen e një përfaqësie në Tiranë dhe gjithashtu po planifikojmë të rihapim një Ambasadë shumë shpejt në Nju Delhi. Shqipëria është në udhëkryq mes Bashkimit Evropian dhe Lindjes. Shqipëria është pjesë e shumë korridoreve që lidhin Indinë me Bashkimin Evropian. Duke qenë se Shqipëria po bëhet një nga ekonomitë evropiane me rritjen më të shpejtë, ne po ecim me shpejtësi drejt forcimit të lidhjeve ekonomike me Indinë”, tha Hasani në një deklaratë për mediat.

Ministri Hasani e quajti Indinë një lojtar të madh ndërkombëtar dhe e shikon si prioritet rritjen e angazhimit dhe bashkëpunimit me këtë vend.

“Një nga gjërat e para që vendosa si prioritet kryesor si ministër i Jashtëm i Shqipërisë ishte rritja e angazhimit me Indinë, një lojtar i madh ndërkombëtar, dhe rritja e mundësive për të punuar me popullin indian. Jam këtu jo vetëm për të marrë pjesë në forumin e Raisina-s, por edhe për të diskutuar me kolegët e mi nga ministria e jashtme se si mund të bashkëpunojmë në politikë dhe në lidhje me angazhimin e njerëzve”, tha Hasani.

Gjatë konferencës, Hasani foli edhe për të ardhmen europiane të Shqipërisë por edhe angazhimin që e gjithë bota duhet të tregojë në ndalimin e konflikteve dhe ruajtjen e vlerave të përbashkëta për paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe europian.

“Problematikat e trashëguara nga e shkuara po shohim se po nxit konflikte në Europë dhe rajon dhe kjo duhet të ndalojë. Sot kemi agresionin rus ndaj Ukrainës dhe kush e mendonte që kjo luftë do zgjaste edhe pas më shumë se dy vitesh. Kjo ndodh se disa vende në botë mendojnë ndryshe dhe nuk mendojnë se demokracia liberale e bazuar në ekonominë e tregut të lirë dhe sundimin e ligjit, është shembulli i duhur për t’u ndjekur. Vetëm duke bashkëpunuar dhe duke u angazhuar në organizatat ndërkombëtare dhe ruajtur këto vlera të përbashkëta dhe të ecim para mund ta bëjmë jetën më të mirë”, tha Hasani gjatë konferencës së “Dialogut Raisina”.  

“Dialogu Raisina” është një konferencë shumëpalëshe që mbahet çdo vit në Nju Delhi të Indisë për gjeopolitikën dhe gjeo-ekonominë. Konferenca është e strukturuar si një diskutim ndërsektorial me shumë aktorë, duke përfshirë një sërë politikëbërësish globale, krerët e shteteve, ministrat e kabinetit dhe zyrtarët e qeverisjes vendore.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Moti- Kthjellime dhe vranësira gjatë ditës së sotme, ulen temperaturat

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme, me…

7 hours ago

“Do të jetë një sezon epik”

Zak Braun, Drejtori i përgjithshëm i McLrenit, ka deklaruar se sezoni i ri i Formula…

7 hours ago

Kupa e Shqipërisë, çerekfinalet luhen më 5 dhe 6 shkurt

Takimet e para çerekfinale të Kupës së Shqipërisë do të luhen më 5 dhe 6…

7 hours ago

Cristiano Ronaldo i jashtëzakonshëm, 923 gola në karrierë

Cristiano Ronaldo nuk dëshiron të ndalet. Ylli portugez, i cili pas dy ditësh do të…

7 hours ago

Sytë nga TikTok, ‘E diela jonë’ mbi 2 milion shikime në 24 orë!

Në kohën kur diskutimi për mbylljen e TikTok vijon të marri debat në Shqipëri, audienca…

8 hours ago

Liqen në mes të maleve – Liqeni i Kallabakut në Kukës, i mahnitshëm në çdo gjë

Liqeni i Kallabakut në Kukës, është i mahnitshëm në çdo stinë. I shpallur monument i…

8 hours ago

This website uses cookies.