Diamanti blu do të shitet në ankand për 50 milionë dollarë
Diamanti më i madh blu, që do të dalë në ankand mund të kap shifrën prej 50 milionë dollarë në shitjen e bizhuterive të rralla të “Christie” në Gjenevë më 7 nëntor.
I njohur si “Bleu Royal”, ky diamant blu është i vendosur në një unazë dhe është ndër më të rrallët që janë zbuluar ndonjëherë.
Drejtuesi i ankandit do të prezantojë gjithashtu një orë dore Rolex të mbajtur nga Marlon Brando në filmin e vitit 1979 “Apocalypse Now”, në anën e pasme të së cilës aktori gdhendi firmën e tij për të shmangur ndërrimin e saj aksidentalisht gjatë xhirimeve.
Në një ankand të veçantë online, “Christie” do të ofrojë një gjerdan me perla të mbajtur nga ikona e filmit dhe modës Audrey Hepburn në skenën e fundit të filmit “Roman Holiday” nga viti 1953, e cila u vlerësua 20,000 deri në 30,000 dollarë.
Dy vjet më parë, ora, që tani vlerësohet nga 1 milion deri në 2 milion franga zvicerane, u shit në ankand për 2 milion dollarë./CNN/