Diaspora voton në zgjedhjet e 11 majit, Celibashi: Mbi 150.000 të regjistruar në PER

SHKODRA

SHKODRA

Kryekomisioneri shtetëror për zgjedhjet, Ilirjan Celibashi, bëri publike të mërkurën në mbrëmje të dhënat më të fundit për numrin e qytetarëve shqiptar që punojnë dhe jetojnë jashtë vendit për të marrë pjesë si votues në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.

Sipas Celibashit, janë mbi 150.000 aplikime për regjistrim në platformën elektronike të regjistrimit (PER) që prej datës 11 janar 2025, kur u bë aktiv sistemi i aplikimeve për shtetasit shqiptarë që ndodhen jashtë.a

“Nxitoni të aplikoni për t’u regjistruar si Votues nga Jashtë deri në datën 4 Mars 2025. Deri tani në PER janë 123,186 Zgjedhës (unikë) që kanë bërë kërkesë për regjistrim, 94,671 Zgjedhës (unikë) të cilëve u është miratuar kërkesa dhe 27,284 Zgjedhës (unikë) të cilëve u është refuzuar kërkesa. Zgjedhësit unikë të cilëve u është refuzuar aplikimi kanë të drejtë të riaplikojnë pa limit deri në datën 4 Mars 2025. Eja në https://kqz.gov.al/votues-nga-jashte/… dhe apliko që tani!”, shkruan Celibashi në një postim në rrjetet sociale.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.