Kryekomisioneri shtetëror për zgjedhjet, Ilirjan Celibashi, bëri publike të mërkurën në mbrëmje të dhënat më të fundit për numrin e qytetarëve shqiptar që punojnë dhe jetojnë jashtë vendit për të marrë pjesë si votues në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.
Sipas Celibashit, janë mbi 150.000 aplikime për regjistrim në platformën elektronike të regjistrimit (PER) që prej datës 11 janar 2025, kur u bë aktiv sistemi i aplikimeve për shtetasit shqiptarë që ndodhen jashtë.a
“Nxitoni të aplikoni për t’u regjistruar si Votues nga Jashtë deri në datën 4 Mars 2025. Deri tani në PER janë 123,186 Zgjedhës (unikë) që kanë bërë kërkesë për regjistrim, 94,671 Zgjedhës (unikë) të cilëve u është miratuar kërkesa dhe 27,284 Zgjedhës (unikë) të cilëve u është refuzuar kërkesa. Zgjedhësit unikë të cilëve u është refuzuar aplikimi kanë të drejtë të riaplikojnë pa limit deri në datën 4 Mars 2025. Eja në https://kqz.gov.al/votues-nga-jashte/… dhe apliko që tani!”, shkruan Celibashi në një postim në rrjetet sociale.
Shqipëria e futbollit të sallës ka pësuar humbjen e tretë në kualifikueset e Kampionatit Europian…
Kryekomisioneri shtetëror për zgjedhjet, Ilirjan Celibashi, bëri publike të mërkurën në mbrëmje të dhënat më…
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti…
Sezoni 2025 i Jorge Martin dhe Aprilia fillon me një dëmtim të rëndë. Gjatë ditës…
Një lajm i bujshëm vjen nga Amerika: Donald Trump do të jetë presidenti i parë…
Është mbyllur në barazim pa gola 0-0 ndeshja mes Elbasanit dhe Vllaznisë, e vlefshme për…
This website uses cookies.