Diaz gola për “lirimin” babait, ndëshkon Brazilin dy herë

Diaz

Diaz

Kolumbi-Brazili është e destinuar të mbetet në histori jo vetëm për faktin se vendasit fituan në shifrat 2-1. Heroi i ndeshjes ishte Luis Diaz. Sulmuesi i Liverpulit festoi golat me babain prezent në stadium, ky i fundit ishte protagonisti i vetëm i takimit pasi vetëm pak ditë më parë fitoi “lirinë” pas pengmarrjes 13 ditore nga ana e njësive gurrilje kolumbiane.

Brazili e nisi më mirë ndeshjen duke kaluar në vanatazh me anë të Martinelit (2’). Me kalimin e minutave skuadra e Diniz vuajti entuziazmin e publikun vendas ndërsa pësoi një goditje të fortë kur u detyrua të zëvendësonte Vinicius Zhuniorin e dëmtuar.

Kolumbia nga ana e saj kurrë nuk reshti së besuari. Në pjesën e dytë Diaz, me dy golat e tij i dha fitoren vendasve. Ndërsa Brazili i Diniz shkon në mënyrën më të keqe të mundshme në takimin e radhës ku në “Maracana” pret Argjentinën.

Pas pesë ndeshjeve të para të luajtura në Eliminatoret Amerikës Latine për Botërorin e 2026-ës, Kolumbia mban vendin e tretë me 9 pikë ndërsa Brazili qëndron dy vende më poshtë me dy më pak.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.