Dibra dhe Mani kritik me Vllazninë, analiza në emisionin “Emocionet e pas ndeshjes në RTSH Shkodra”
Ndeshja e kthimit e turit të parë të Conferencë League, Vllaznia-Valur që u fitua thellësisht nga islandezët me rezultatin 0-4, ka qënë pjesë e programacionit të RTSH Shkodra, jo vetëm me transmetimin e drejtpërdrejtë nga stadiumi “Loro Boriçi”, por edhe me emisionin sportiv të transmetuar menjëherë pas ndeshjes, ku dy të ftuarit, komentatori Edmond Dibra dhe videoanalisti Ardit Mani u shfaqën shumë kritik me paraqitjen e Vllaznisë.
Kjo paraqitje zhgënjyese e Vllaznisë ,duke u eleminuar nga kompeticioni europian UEFA Conferencë League, duhet të analizohet me seriozitet nga drejtuesit kuqeblu në riorganizimin e kuqebluve për sezonin e ri të Superiores, që nis me ballafaqimin, Partizani-Vllaznia.