Digjen dy automjete në Shkodër – U përplas nga një automjet, humb jetën 62-vjeçari

Dy makina në pronësi të shtetasit Sebatin Hoxha, janë djegur mëngjesin e sotëm në Shkodër.

Sipas policisë, rreth orës 03:25, në lagjen “Kongresi i Përmetit” ka rënë zjarr në 2 automjete, tip “Benz ML” dhe “Kiron Ssanyong”, në pronësi të shtetasit Sebatin Hoxha.

Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Ndërkohë,  një aksident ka ndodhur mbrëmjen e shkuar në Shkodër.

Policia njofton se një 62-vjeçar, i identifikuar si shtetasi Lushë Qokaj, është përplasur nga një automjet në fshatin Shtoj dhe nuk i ka shpëtuar dot dëmtimeve të marra duke ndërruar jetë gjatë transportimit në spital.

Ndërkohë, shoferi i automjetit që shkaktoi aksidentin është shpallur në kërkim, pasi është larguar nga vendngjarja.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.