Digjet banesa në Shkodër/ 4 familje mbesin në qiell të hapur, zjarri shkrumboi gjithçka

digjet banesa
4 familje kanë mbetur pa strehë në Shkodër, pasi banesa ku ata jetonin është përfshirë nga zjarri i cili nuk kurseu asgjë. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:15 minuta të ditës së sotme në lagjen “Dudas” .Banesa i përkiste familjes Halili, ku disa prej anëtarëve ndodheshin në shtëpi kur ra zjarri.3 mjete zjarrfikëse kanë ndërhyrë për të izoluar flakët që të mos digjeshin banesat ngjitur, ndërsa shtëpia e familjes Halili u shkrumbua e gjitha. Shkak dyshohet se ka qenë një shkëndijë elektrike. Ndërkohë edhe një ditë më parë një banesë në lagjen “Guerrile” të Shkodrës u përfshi nga flakët.Zjarri në banesë u përhap me shpejtësi dhe shkaktoi dëme të mëdha materiale, teksa fatmirësisht nuk pati të lënduar.