Digjet banesa në Zogaj/Humb jetën kryefamiljari, shpëtojnë bashkëshortja bashkë me djalin
Një telefonatë e mbërritur në sallën operative në repartin zjarrfikës të Shkodrës ka vënë në lëvizje grupin e gatshëm i cili ndodhej në turnin e pasmesnatës se një banesë në Zogaj po digjej. Menjëherë drejt vendit të ngjarjes është nisur një automjet me 4 efektivë, për shuarjen e flakëve por ngjarja ishte më e rëndë se u mendua. Kryefamiljari Jakup Çotaj kishte humbur jetën nga zjarri që përfshiu shtëpinë tre katëshe, rreth orës 2 e 10 minuta të pasmesnatës, ndërsa bashkëshortja dhe djali i tij kanë mundur të dalin nga banesa pa pësuar dëmtime nga zjarri.Burime nga zjarrfikësja bëjnë me dije se shkak i zjarrit mund të ketë qënë një cigare e ndezur, të cilën 52-vjeçari po e konsumonte në katin e dytë të banesës. Dyshohet se 52-vjeçarin e ka zënë gjumi teksa po shikonte televizor.Sic tregohet edhe nga pamjet zjarri nuk ka kursyer asgjë, e gjithë shtëpia është bërë e pabaneueshme. Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.