Digjet makina e nënkryetares së komunës Leposaviç në Veri të Kosovës! Osmani: Synon ta pengojë integrimin e serbëve
![Osmani 1](https://i0.wp.com/www.rtsh-shkodra.live/wp-content/uploads/2023/11/Osmani-1.jpg?fit=640%2C426&ssl=1)
Osmani 1
Makina e Dragana Miletiç nënkryetares së komunës së Leposaviçit në veri të Kosovës është përfshirë në flakë mbrëmjen e së hënës.
Miletiç , para disa muajsh kishte raportuar në polici se ishte kërcënuar, derisa kishte kërkuar edhe mbrojtje nga Policia e Kosovës.
Një reagim për djegien e makinës së saj ka bërë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila e quajtur akt kriminal.
Presidentja ka shkruar në rrjetin social X se ky veprim synon të përhapë frikë të serbët “dhe të pengojë integrimin e tyre”.
“Djegia e veturës së nënkryetares së komunës së Leposaviqit, znj. Dragana Miletiq, është një vepër kriminale që synon të përhapë frikë tek serbët vendas dhe të pengojë integrimin e tyre në institucionet e Kosovës”, ka thënë Osmani.